Sport
VAR, penallti, 3 gola, 2 kartonë të kuq dhe përmbysje – Milan merr tri pikët nga spektakli në Genoa

Marco Giampaolo duket se ka zgjatur edhe pak aventurën e tij me Milan, pas fitores 1:2 kundër Genoas, shkruan lajmi.net.
Milan ka marrë tri pikë të rëndësishme sonte në Genoa, në një ndeshje mjaft dramatike.
Ishte fillimisht Genoa që kaloi në epërsi në këtë takim, duke shënuar me anë të Schone, kur luhej minuta e 41’e takimit.
Reagimi i Milan erdhi në minutën e 51’, kur Theo Hernandez gjeti rrugën e golit, për të vendosur baraspeshën.
Pesë minuta më vonë, skuadra e Genoa mbeti me 10 lojtarë, pasi Biraschi u ndëshkua me kartonin e kuq. Në minutën e 57’, Milan realizoi golin e dytë, me anë të Franck Kessie, nga pika e bardhë,dhe ky gol doli të jetë goli i fitores.
Deri në fund, edhe Davide Calabria u ndëshkua me kartonin e kuq, pasi pranoi kartonin e dytë të verdhë në minutën e 79’.
Genoa pati mundësinë e artë të barazonte në minutat shtesë, por Pepe Reina priti penalltinë e Schone.
Me këtë fitore, Milan ngritët në kuotën e 9 pikëve, pas shtatë ndeshjeve dhe mban pozitën 11, kurse Genoa qëndron në pozitën e parafundit në tabelë, me vetëm pesë pikë në shtatë ndeshje. /Lajmi.net/






















