Sport
Vajzat e Çairit mposhtin Vardarin!

Vajzat e klubit të hendbollit Çair sot mposhtën henbollistet e KHF “Vardar” me një rezultat të ngushtë por me një fitore të merituar.
Rezultati përfundimtar 28-27 shtoi emocionet tek salla “Enver Idrizi” e cila ishte e mbushur me adhurues te sportit, ndërsa ndeshja u zhvillua në shënua në derbin e javës së shtatë të Ligës së parë të Maqedonisë së Veriut.
KHF Vardar ishte duke udhëhequr ne pjesën më të madhe të ndeshjes por vajzat e Çairit luftuan ashpër përballë tyre,ndërsa në minutën e 55 arritën të barazojnë rezultatin moment i cili i’u shtoi forcën për fitore.
Ovacionet e publikut shprehnin emocionin e pafund që ndjenë gjatë ketyre minutave në tribunë.
Pas kësaj fitore çairaset ndajnë vendin e tretë me Vardarin me nga 15 pikë, kurse lider është Metalurgu me 21 pikë./zyrtare/






















