Kosovë
Vajton Vuçiqi: ‘Parashteti’ i Kosovës po përndjek Listën Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i akuzuar për përzierje të palejueshme në punët e politikat e shtetit fqinj, Kosovës, u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të votojnë për Listën Serbe, partisë që dirigjohet nga Beogradi dhe që nuk përfaqëson interesat e serbëve në Kosovë.
Përmes një deklarate dhënë Radio Televizionit të Serbisë, ai ka thënë se në këtë mënyrë, sipas tij, ata do të pengonin manipulimin me vullnetin zgjedhor të serbëve, përcjell Koha.net.
është shprehur ai, “Lista Serbe po përjeton terror të vërtetë politik dhe përndjekje, të organizuar nga organet e të ashtuquajturit parashtet, të mbështetur nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare”.
kush dhe pse bën gjithçka kundër kësaj Liste”, ka thënë ai dhe ka shtuar se ajo fushatë ilustrohet me faktin se vetëm përfaqësuesit e Listës Serbe nuk mund të gëzojnë mbështetjen e kujtdo qoftë nga Serbia”, siç e cilëson Beogradi Zyrtar Republikën e Serbisë, duke kujtuar se kështu vetëkuptohet se pjesë e saj është edhe Kosova, “pra kushdo dhe nga kudo”.
Shqiptarët, ka thënë ai, mund të defilojnë dhe të marrin mbështetje nga deputetë vendesh të ndryshme, nga Bundestagu, ndërsa vetëm serbëve u ndalohet të mbështesin Listën e vet Serbe. Po ashtu ndalohet spoti për të vetmin faj të Listës Serbe se në të kanë shqiptuar “Serbia thërret”, thotë Vuçiq.
Ai nuk e ka fshehur se spoti është ndaluar në bazë të kërkesës së BIRN-it, ashtu si edhe në vitin 2017.
“Vetëm fjala Serbi është e ndaluar” , është shprehur Vuçiq.
Presidenti i Serbisë ka paralajmëruar se do t’i ftojë kandidatët e Listës Serbe të shkojnë në Beograd në mënyrë që “simbolikisht” të dëshmojnë se ky është kryeqyteti i tyre, përcjell Koha.net.






















