Connect with us

Lajme

Uragani “Lorenco” shkakton valë prej 22 metrave në Ishujt Azor

Publikuar

Lisbonë, 1 tetor – Valë të larta deri 22 metra dhe erëra uragani prej mbi 200 kilometrave në orë parashikohen për disa pjesë të Ishujve Azor, pasi uragani Lorenco do ta godasë këtë arkipelag në Oqeanin Atlantik.

Pritet që uragani i kategorisë së dytë t’i godasë ishujt portugezë sonte dhe nesër paradite.

Qendra kombëtare amerikane për uragane në Majami ka dhënë paralajmërim për uragan për shtatë nga gjithsej nëntë ishuj vullkanikë të Azorit dhe për stuhi tropikale për të tjerat dy.

Rreth 250.000 njerëz jetojnë në këta ishuj të largët.

Autoritetet në Ishujt Azor dhanë paralajmërim të kuq për dy ishujt më perëndimorë Flores dhe Korvo mes mesnatës deri nesër në mesditë.

NA NDIQ NË FACEBOOK