Sport
Upamecano jep sinjale pozitive për Arsenal

Arsenal është vënë në kërkim të mbrojtësit të Leipzig, Dayot Upamecano, për një kohë mjaft të gjatë.
Skuadra nga Londra veriore nuk arriti të siguronte nënshkrimin e mbrojtësit të Leipzig gjatë verës, por tentimet për të duket se nuk kanë mbaruar aty – madje ata kanë marrë sinjale mjaft pozitive së fundmi nga lojtari.
Sipas raportimeve të ‘Kicker’, Upamecano nuk është i gatshëm të nënshkruajë rinovimin e kontratës me skuadrën gjermane, transmeton lajmi.net.
Ky hezitim po vjen pikërisht për të sforcuar largimin e tij nga Leipzig gjatë verës së ardhshme.
Arsenal tashmë do të kenë mundësi që të aktivizohen maksimalisht për të siguruar nënshkrimin e tij. /Lajmi.net/






















