Connect with us

Sport

U votua si mbrojtësi i dytë më i keq në botë, vjen reagimi i Mustafit

Publikuar

Nga 150 mijë votues për mbrojtësin më të keq në botë, Mustafi ka marrë 35 për qind të votave.

I pyetur për sondazhin e Marca nëse është mbrojtësi i dytë më i keq në botë, Mustafi për Spiegel ka thënë: “Jo, nuk mendoj ashtu”.

“Unë do të mendoja për këtë më seriozisht nëse do të bëhej ndonjë studim nga trajnerët më të mirë në Evropë”, ka shtuar Mustafi, përcjell lajmi.net.

Mustafi te Arsenal ishte transferuar nga Valencia në vitin 2016, ndërsa verën e fundit ishte shumë pranë largimit./Lajmi.net/