Connect with us

Lajme

Turqia vazhdon operacionit krahas paralajmërimeve të SHBA-së

Publikuar

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë kumtoi se operacioni ushtarak në Siri “me vendosmëri” do të vazhdojë edhe krahas paralajmërimeve të SHBA-së për sanksione të mundshme.

Zëdhënësi Hami Aksoj tha se Ankaraja e ka njoftuar SHBA-në për të gjitha nivelet e operacionit të saj kundër luftëtarëve kurd të Sirisë.

“Turqia është duke luftuar kundër organizatës terroriste që paraqet kanosje për sigurinë e saj kombëtare dhe kjo luftë do të vazhdojë me vendosmëri”, tha Aksoj.

Duke iu përgjigjur pyetjes për kanosjen prej sanksioneve të SHBA-së, Aksoj deklaroi se “askush nuk duhet të dyshojë se për gjithçka do të përgjigjet në mënyrë reciproke”.

Ministri amerikan i Financave, Stiven Mnuçin e paralajmëroi Turqinë se mund të ballafaqohet me “sanksione të fuqishme” për shkak të ofensivës siriane dhe se SHBA-ja do ta “shuaj ekonominë turke”, nëse Ankaraja e tepron me aksionet në Siri.

Njësitë e kurdëve sirianë ishin aleatë të SHBA-së në luftën kundër Shtetit Islamik terrorist, por Turqia i vlerëson si terroristë për shkak të lidhjeve me kryengritësit kurdë në Turqi.