Kosovë
Turpi i botës: Adhuruesi i flaktë i Millosheviqit mori Nobelin, ja çfarë fjalimi të zjarrtë mbante ai për diktatorin

Akademia Suedeze e Arteve ka ndarë tashmë Nobelin për Letërsi për vitet 2018 dhe 2019. Por, Nobeli i vitit 2019 ka bërë që opinioni shqiptar të shpërthejë nga marazi, dhe jo për arsyen e zakontë e të përvitshme për mos-zgjedhjen e Kadaresë.
Fitues i Çmimit Nobel 2019 ishte novelisti austriak Peter Handke, 77 vjeçar.
Veprat më madhore letrare të Handkes janë “Ankthi i portierit para gjuajtjes së penalltisë” dhe “Ngadalë”, shkruan Periskopi.
Ai po ashtu ka bërë shumë skenare filmi, dhe ka qenë regjisor i filmit “Gruaja dorëmajtë”.
Por, ajo që i ka dhënë famë të shtuar, janë qëndrimet e tij kontroverse për Luftërat në Jugosllavi dhe për bombardimet e NATO-s.
Ai kishte kritikuar fuqitë perëndimore për një veprim të tillë, dhe kishte mbajtur fjalim në funeralin e diktatorit Sllobodan Millosheviq. Handke është parë vazhdimisht si një serbofil, dhe një apologjet i nacionalizmit të djathtë-ekstrem serb.
![]()
Shumë njerëz i kishin protestuar çmimet e marra prej tij, pasi e kishin përshkruar si fashist me lidhje të forta me kriminelë lufte.
Në një ese të vitit 1996 e të titulluar “Një udhëtim drejt lumenjve: Drejtësi për Serbinë”, ai e portretizonte Serbinë si viktimë të luftërave të Jugosllavisë.
Ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviq kishte kërkuar që Handke të thirrej si dëshmitar në mbrojtjen e tij në Tribunalin e Hagës. Sidoqoftë, shkrimtari e kishte refuzuar një kërkesë të tillë. E prapë, ai kishte marrë guximin që ta vizitonte tribunalin si spektator.
“Bota, e ashtu-quajtura botë, di gjithçka për Jugollavinë, Serbinë. Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka për Sllobodan Millosheviqin. E ashtuquajtura botë e di të vërtetën. Kjo është arsyeja pse kjo e ashtuquajtur botë mungon sot, dhe jo vetëm sot, dhe jo vetëm këtu. Unë nuk e di të vërtetën. Por unë shikoj. Dëgjoj. Ndjej. Kujtoj. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu sot, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviqit”.
Fjalët e mësipërme i takojnë fjalimit të tij patetik të mbajtur në funeralin e diktatorit Millosheviq. /Periskopi





















