Connect with us

Kosovë

Trump: E vrava djalin e Bin Ladenit sepse dukej si babai i tij, i gjatë e i bukur

Publikuar

Donald Trump po vazhdon konferencën e tij për media pas vrasjes në një operacion amerikan të Abu Bakr Al-Baghdadit.

Ai e ka quajtur vrasjen e al-Baghdadit si “vdekje të dhunshme e të tmerrshme. Al Baghdadi vdiq si qen, si qyqar, duke bërtitur e duke qarë.”

Donald Trump më tej ka shtuar se ai kishte piketuar al-Baghdadin që të vritej, dhe nuk e donte asnjë ushtarak tjetër të ISIS-it, shkruan Periskopi.

Më tej, ai foli edhe për Hamza bin Ladenin, të birin e Osama bin Ladenit që u vra sivjet.

“Unë e doja edhe Hamzain [që të vritej]. Ai dukej krejt si babai i tij, ishte i gjatë, i bukur, fliste gjëra të këqija si babai i vet.” – tha presidenti amerikan.

Më tej, ai deklaroi se e kishte parashikuar edhe sulmin e Bin Ladenit mbi sulmat binjake që rezultoi në gati 3 mijë vdekje në vitin 2001. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK