Connect with us

Lajme

Tramp do të kërkojë edhe nga Kina që ta hetojë Bajdenin dhe djalin e tij

Publikuar

Uashington, 3 tetor – Presidenti amerikan Donald Tramp, kundër të cilit në Kongresin amerikan është ngritur procedurë për revokim për shkak të kërkesës nga nikoqiri i tij ukrainas që të zbatojë hetim rreth rivalit të tij politik, Xho Bajden, sot tha se është i gatshëm të dërgojë kërkesë të ngjashme edhe deri te presidenti kinez.

“Kina duhet të fillojë hetim rreth familjes Bajden”, tha Tramp para Shtëpisë së Bardhë.

Ai shtoi se nuk ka kërkuar drejtpërdrejtë nga presidenti kinez Si Xhinping që ta hetojë veprimin e Bajdenit dhe djalit të tij, por tha se gjithsesi është diçka për çka mund të fillojë të mendojë.

Në Dhomën përfaqësuese të Kongresit amerikan në vijim është hetim që mund të sjell deri te revokimi i Trampit, pasi kanë dalë informata se ai ka kryer presion ndaj kolegut të tij ukrainas Vollodimir Zelenski që ta hetojë djalin e ish presidenti të SHBA-së, Xho Bajden, Hanter dhe biznesin e tij në kompaninë ukrainase për gaz në atë kohë kur babi i tij ishte nënpresident.

“Uashington Post” dje publikoi se Hanter Bajden ka formuar fond privat me investime prej firmave kineze, kur e ka shoqëruar babin e tij për vizitë zyrtare në Pekin në vitin 2013.(koha.mk)

NA NDIQ NË FACEBOOK