Connect with us

Sport

Trajneri i Milanit: Kurrë nuk do të jap dorëheqje

Publikuar

Giampaolo është nënpresion të madh për ndeshjen e Milan kundër Genoas të shtunën, me ish trajnerin e Sampdorias që me skuadrën e re numëron dy fitore dhe katër humbje në gjashtë ndeshjet e para.

“Ne po punojmë që t’i bëjmë gjërat më mirë. Ne tashmë punonim që nga ora 8 e mëngjesit”, ka deklaruar Giampaolo, përcjell lajmi.net.

“Ju thoni që unë punoj shumë por keq? Ne do të gjejmë zgjidhjen. Dorëheqje? Kurrë. Largimi do të thotë të heqësh dorë dhe ne kurrë nuk do të heqim dorë”.

“Unë thash se kam mbështetur Interin deri në moshën dhjetë vjeçare, por nuk jam një kalë i Trojës”.

“Objektivat tona janë gjithmonë në maksimum, gjithmonë mendojmë të bëjmë më të mirën”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK