Connect with us

Sport

Telashe për Lampard, dy mbrojtësit e skuadrës në dyshim për ndeshjen ndaj Newcastle

Publikuar

Dy mbrojtësit e Chelsea, Christensen dhe Emerson janë në dyshim për ndeshjen e ardhshme në Premierligë, kundër Newcastle United.

Christensen u dëmtua gjatë paraqitjes së tij me skuadrën kombëtare të Danimarkës, transmeton lajmi.net.

Emerson në anën tjetër mungon që nga muaji shtator, por skuadra e Chelsea nuk përjashton mundësinë për rikthimin e tij.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë opsionet në dispozicion për trajnerin e Chelsea, Frank Lampard, para ndeshjes me Newcastle. /Lajmi.net/