Connect with us

Lajme

Të paktën 13 emigrantë e humbën jetën gjatë mbytjes së një anijeje në afërsi të Lampeduzës

Publikuar

Romë, 7 tetor – Së paku 13 persona e humbën jetën pasi një anije me emigrantë u mbyt në afërsi të ishullit italian Lampeduza.

Roja bregdetare italiane i shpëtoi 22 emigrantë nga një anije e cila mbrëmë u mbyt për shkak të kushteve të këqija të motit. Të paktën nëntë persona e humbën jetën pasi një anije u mbyt me emigrantë në afërsi të ishullit italain Lampeduza.

Roja bregdetare italiane kumtoi se i ka shpëtuar 22 persona nga anija e cila i barte afër 50 persona.

Anija me emigrantë është nisur nga Tunizia, dhe me të janë bartur tunizianë edhe nga shtetet e Afrikës Perëndimore.(koha.mk)

NA NDIQ NË FACEBOOK