Connect with us

Kosovë

Sulmet turke: Të paktën 750 njerëz të lidhur me ISIS-in ikin nga kampi sirian

Publikuar

Të paktën 750 njerëz të lidhur me Shtetin Islamik [ISIS] raportohet të kenë ikur nga kampet në veri-lindje të Sirisë.

Kjo gjë ka rritur frikën se ofensiva turke kundër forcave kurde në zonë mund të çojë në ringjalljen e ISIS-it mes gjithë atij kaosi.

249 gratë dhe 700 fëmijët e ‘kalifatit’ të mbajtur në një aneks të sigurt të kampit Ain Issa filluan të panikojnë dhe i frikësuan rojet pas predhave turke në afërsi të zonës, përcjell Periskopi.

Mësohet se shumë prej rojeve të kampit kanë ikur, ndërsa disa të tjerë janë sulmuar nga të burgosurit.

Observatori Sirian për të Drejta të Njeriut tha s’kishin ikur rreth 100 vetë. Të mbeturit e tjerë në kampin Ain Issa po evakuohen nga forcat amerikane në një zonë tjetër, ka thënë një burim i The Guardian në atë zonë.

Kampi mban diku 13 mijë njerëz./Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK