Connect with us

Lajme

Stoltenberg i brengosur për shkak të pasojave nga aksioni turk në Siri

Publikuar

Londër, 15 tetor – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shprehur brengosje për pasojat që mund t’i shkaktojë ofensiva në Sirinë veriore lidhur me luftën kundër Shtetit Islamik dhe stabilitetin në rajon.

“Jam i brengosur për pasojat…lidhur me përparimin që e kemi arritur në luftën kundër armikut tonë të përbashkët ‘Shtetit Islamik’”, tha Stoltenberg, duke e theksuar rëndësinë për ruajtjen e përparimit të tillë.

Britania e Madhe dhe vendet tjera evropiane e kanë ndërprerë shitjen e armës për Ankaranë, pasi filloi operacioni ushtarak në Sirinë veriore.

Stoltenberg veprimet e tilla i ka komentuar si “shprehje se shumë aleatë të NATO-s janë shumë kritikë dhe e dënojnë operacionin ushtarak në Sirinë veriore”.

NA NDIQ NË FACEBOOK