Sport
Spektakël dhe gola, Liverpul fiton me përmbysje ndaj Tottenham (VIDEO)

Mbyllet gjithçka, Liverpul fiton me përmbysje ndaj Tottenham. Më ketë 3 pikësh, vendasit shkojnë në kuotën e 28 pikëve, 6 më shumë se Manchester City i vendit të 2-të.
Liverpul përmbys gjithçka në pjesën e dytë. Mane në minutën e 75-të të ndeshjes fiton një penallti që më pas kthehet në gol nga Salah. Sulmuesi egjiptian tregoi i saktë nga penallti dhe rikthehen në epërsi skuadrën e tij.
Liverpul barazon ndeshjen me anë të të kapitenit, Henderson. Në minutën e 53-të, kapiteni brenda zonës godet fortë dhe e dërgon topin në rrjetë duke mos i dhënë asnjë shans portierit në këtë gjuajte.
Është mbyllur me fitoren e miqve pjesa e parë mes Liverpul dhe Tottenham. Nje pjesë e parë spektakolare dhe ritëm shumë të lartë nga të dyja ekipet.
Është zhbllokuar ndeshja mes Liverpul dhe Tottenham që në minutën e parë. Janë miqtë ata që shënojnë gol që në sekondën e 50-të me anë të sulmuesit Kane. Një goditje e fortë e Son që përplaset në shtyll dhe më pas kthehet në gol nga sulmuesi anglez./newsport/






















