Kosovë
Spanja jep dënime të gjata me burg për separatistët e Katalonisë

Nëntë liderë separatistë katalanë kanë marrë dënime të rënda nga Gjykatat Spanjolle edhe pse u shfajësuar nga rebelimi i dhunshëm.
Ish zëvendëspresidenti rajonal Oriol Junqueras u dënua me rebelim dhe shpërdorim të fondeve publike nga Gjykata Surpreme e Spanjës, dhe i mori 13 vjet burg. Atij po ashtu iu ndalua mbajtja e ndonjë funksioni publik për këto 13 vjet.
Ish ministri i jashtëm katalanas, Raul Romeva, po ashtu u dënua për të njëjtat akuza me 12 vjet heqje lirie, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Njëjtë e pësoi edhe zëdhënësi qeveritar Jordi Turull edhe ish ministrja e punës, Dolors Bassa.
Carme Forcadell, ish zëdhënësja e parlamentit katalanas i mori 11 vjet burg, e kështu me radhë.
Oriol Junqueras iu përgjigj dënimit të tij me një postim në Twitter ku iu bënte thirrje popullit katalanas që të mos dorëzohej në përpjekjen për pavarësi.
“Do të kthehemi edhe më të fortë, dhe edhe me më shumë besim se tash,” shkroi ai, duke pritur burgun./Periskopi






















