Connect with us

Sport

Southampton – Leicester: Statistikë interesante para fillimit të ndeshjes  – favorizohen vendasit

Publikuar

Sonte me fillim nga ora 21:00, Southampton do të jetë nikoqir i ‘Dhelprave’, në një ndeshje ku pritet të ketë spektakël.

Por, para fillimit të këtij takimi, është publikuar një statistikë mjaft interesante, e cila favorizon nikoqirët (në letër).

Leicester nuk ka fituar kurrë një ndeshje të Premierligës, kur ka luajtur të premten, përcjell lajmi.net.

Ata numërojnë 7 ndeshje të luajtura, ku kanë regjistruar 2 barazime dhe 5 humbje.

Leicester është skuadra që ka luajtur më së shumti ndeshje të premten pa fituar asnjë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK