Sport
Solskjaer flet pas humbjes së radhës nga Newcastle

‘Djajtë e Kuq’ pësuan një tjetër humbje nga Newcastle me rezultat minimal.
Janë marrë vetëm nëntë pikë nga tetë ndeshjet e para në Premierligë, me skuadrën e Solskjaer që zë vendin e 12-të, transmeton lajmi.net.
Ai i tha Sky Sports: “Ne jemi të zhgënjyer. Ne na munguan mjaft lojtarë kryesorë, por kjo nuk është justifikim”.
“Lojtarët punuan shumë, por për momentin jemi në një vend që nuk jemi mësuar. Disa prej djemve u mungon pak qetësi dhe ne nuk krijojmë shanse të mjaftueshme për të fituar një lojë futbolli”.
“Ata qëndrojnë së bashku si një ekip”, u shpreh ai. /Lajmi.net/






















