Connect with us

Lajme

SMS mesazhe të diplomatëve zbulojnë se administrata ka kërkuar nga Zelenski hetim për Biden

Publikuar

Uashington, 4 tetor – Diplomatë të lartë amerikanë kanë urdhëruar nga Shtëpia e Bardhë, që Ukraina të hapë hetim për rival politik të presidentit amerikane Donald Tramp, mësohet nga përmbajtja e mesazheve të publikuara mbrëmë nga hetuesit të kongresit të Dhomës përfaqësuese.

Mesazhet janë të diplomatëve si Kurt Uolker, përfaqësues special i SHBA-së për Ukrainën i cili këtë javë ka dhënë dorëheqje, si dhe ushtruesi i detyrës ambasador i SHBA-së në Ukrainë, Bill Tejlor dhe Gordon Sondlend, ambasador i SHBA-së në BE, por edhe persona të lartë zyrtarë nga kabineti i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.

“Këto mesazhe zbulojnë situatë shqetësuese nga përfaqësuesit e Departamentit amerikan të shtetit se ndihma e mbajtur ushtarake për Ukrainën, kritike për vendin, është kushtëzuar me takimin e presidentit Tramp dhe Zelenski. Me këtë ndihmë është kryer presion ndaj Ukrainës që të fillojë hetim të motivuar politik”, thuhet në kumtesën e Kongresit amerikan.

Përfaqësuesit e tre komisioneve nga Dhoma përfaqësuese për zbulim, mbikëqyrje dhe reforma dhe për punë të jashtme, tregojnë se “kjo nuk është normale ose e pranueshme”. “Kjo është joetike, jopatriotike dhe e gabuar. Presidentët amerikanë asnjëherë nuk duhet të kryejnë presion ndaj forcave të huaja për sulm të rivalëve vendor politik”, thuhet në kumtesë.

Mesazhet janë publikuar pas pothuajse dëshmisë dhjetë orëshe të Uolekrit dje para tre komisioneve dhe zbulojnë bisedë midis tij dhe dy diplomatëve të tjerë amerikanë për atë si të veprojnë me kërkesat e Trampit për hetim për ish-nënpresidentin Xho Bajden dhe djalit të tij Hanter.

Një bisedë tregon si Uolkeri i shkruan një këshilltari të Zelinskit, duke i premtuar takim të presidentit të sapozgjedhur me Trampin në Uashongton në këmbim për informata.

Por, Trampi sot në brifing më të gjatë para gazetarëve u distancua nga porositë që i publikoi Dhoma përfaqësuese.

Bajden është n[ë garë për nominim për kandidat presidencial nga demokratët në zgjehdjet e vitit 2020.

Tramp ka insistuar që Zelinski të hapë hetim gjatë bisedës telefonike më 25 korrik, procedurë që ka nxitur hetim për impçiçment të tij në Kongres.

Presidneti e ka akuzuar Bajdenin për keqpërdorim të fuqisë së tij, përmes gjoja kërkesës që Ukraina të ndërpresë hetim penal të udhëhequr nga një prokuror ukrainas për djalin e tij Hanter.

Presidenti dhe bashkëpunëtorit e tij nuk siguruan kurrfarë dëshmi që të tregojnë se Bajdeni është përfshirë në aktivitet ilegal.

NA NDIQ NË FACEBOOK