Connect with us

Lajme

Skender Buzaku: Sulejman Rexhepi ka afat 72 orë ta lëshojë BFI-në

Publikuar

Skender Buzaku, para portës së Bashkësisë Fetare Islame dha afat prej 72 orëve që Sulejman Rexhepi ta lëshon BFI-në, raporton TV21.

Buzaku shtoi se ashtu siç ka dhënë dorëheqje ashtu le ta lëshon BFI-në.

“Sulejam Rexhepit i japim afat 72 orë të lëshon Bashkësinë Fetare Islame, ashtu siç ka dhënë dorëheqje ashtu le ta lëshon BFI-në. Nëse nuk e lëshon do të publikojmë dokumente të cilat janë tronditëse”, u shpreh Skender Buzaku.

Buzaku shtoi se të gjithë hoxhallarët të cilët janë dëbuar nga Sulejman Rexhepi do të jenë pjesë aktive të BFI-së, si dhe të gjithë nëpunësit të cilët janë brenda BFI-së dhe nuk janë përlyer në krim, asnjëri nuk do ta humb vendin e punës.

NA NDIQ NË FACEBOOK