Sport
Skautët e PSG në Itali – monitorohet ylli i Serie A

Skautët e kampionëve të Ligue 1 janë parë në Serie A, dhe aty janë për të monitoruar yllin në rritje të Brescia, Sandro Tonali.
‘Mercato365’ shkruan se skautët e PSG do të monitorojnë lojtarin edhe gjatë ndeshjes Brescia – Inter, e cila luhet të martën, transmeton lajmi.net.
19 vjeçari Tonali ka tërhequr edhe interesim nga skuadra si Manchester City e Borussia Dortmund, por ai po vlerësohet me çmim të lartë.
Mbetet të shihet nëse PSG do të arrijë të thyej barrierat e vendosura nga presidenti i Brescia. /Lajmi.net/






















