Connect with us

Lajme

Skandal: Trajneri i Laçit rrah dhe shan lojtarët e U-17 pasi humbën ndeshjen (VIDEO)

Publikuar

Një nga ish-trajnerët e stafit teknik të ekipit U-17 të Laçit, Ndue Tarazhi, ka përdorur dhunë fizike ndaj futbollistëve të tij.

Siç shihet në pamjet të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale, ai iu kërkon llogari lojtarëve të vegjël për humbjen, ndaj një ekipi kundërshtar të cilin e konsideron ”skuadër laskarakësh”.

Ndue Tarazhi i quan ata ”zagarë’ dhe iu thotë atyre s’ju vjen turp.

”Palaço, doni të luani ju futboll me Laçin. Zagarë. Po si ju a bënë golin ju. S’ju vjen turp mo pisa”, iu drejtohet ai lojëtarëve duke i goditur ata në kokë një nga një.

Media shqiptare theksojnë që kjo video tregon në një mënyrë kushtet skandaloze dhe mënyrën si stërviten fëmijët në klubet e futbollit në Shqipëri.

Raportojnë se ky moment është regjistruar kohë më parë, ndërsa Ndue Tarazhi nuk është më pjesë e stafit teknik të Laçit për kategorinë U-17.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK