Connect with us

Sport

Skandal në Turqi: 1 mijë tifozë shqiptarë bllokohen dhe u largohen flamujt

Publikuar

Nga burime zyrtare në FSHF, “Panorama Sport” ka mësuar se federata turke po nxjerr probleme dhe pengesa referuar tifozëve shqiptarë. Gazeta ka mësuar se fillimisht është zvogëluar pjesa prej 5% të biletave që duhet t’i takojnë palës shqiptare (2500 bileta) të reduktohen në 1500.

Së dyti, punonjësit e federatës turke po bllokojnë materialet e lejuara të tifozërisë shqiptare, si shaje, banderola të lejuara dhe materiale të tjera të tifozërisë. “Kam njoftuar delegatin e ndeshjes për gjithçka ka ndodhur.

FSHF po punon që me anë të delegatit të ndeshjes të mos ketë asnjë padrejtësi ndaj tifozëve si dhe që të lejohet çdo material që ata duan të fusin për dekor, pasi bëhet fjalë për materiale që lejohen nga UEFA”, ka sqaruar Andi Verçani, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun dhe zyrës së shtypit në FSHF.

NA NDIQ NË FACEBOOK