Connect with us

Lajme

Siri, ushtarët turq kapin të gjallë brenda zonës së sigurisë 18 ushtarë të Bashar Al Asad

Publikuar

Pas deklaratës së djeshme të Kremlinit se ka përfunduar evakuimi i luftëtarëve kurd të YPG nga zona tampon prej 30 km e dakorduar mes Erdogan dhe Putin, Ministria turke e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ka kapur të gjallë 18 ushytarë të ushtrisë së Bashar Al Asad-it në rajonin e Ras al-Ayn.

Ministria turke e mbrojtjes tha gjithashtu se rasti në fjalë po shqyrtohet në koordinim me autoritetet e Kremlinit.

Më 22 tetor, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, zhvilluan një takim në qytetin rus Soçi.

Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje sipas së cilës terroristët e YPG/PKK-së brenda 150 orëve të tërhiqen 30 kilometra në jug nga kufiri i Turqisë me Sirinë veriore, ndërsa forcat e sigurisë turke dhe ruse të kryejnë patrullime të përbashkëta atje.

NA NDIQ NË FACEBOOK