Connect with us

Lajme

Siguria energjetike, SHBA: Shqipëria dhe Ballkani mund të formojnë bërthamën për të furnizuar Perëndimin

Publikuar

Në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’, e zhvilluar në Tiranë, Leyla Moses-Ones, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, foli edhe për sigurinë energjetike si një pikë kyçe për suksesin e bashkësisë transatlantike.

Sipas Moses-Ones, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor mund të formojnë bërthamën e një strategjie energjetike të larmishme për të furnizuar botën perëndimore.

“Sigurisht siguria energjetike mbetet thelbësore për suksesin e bashkësisë transatlantike. Që nga hidrocentralet te gazi natyror i lëngshëm, nga nafta deri te energjia diellore, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor mund të formojnë bërthamën e një strategjie energjetike të larmishme për të furnizuar botën perëndimore, ndërsa korrin përfitimet prej vendndodhjes së tyre gjeostrategjike”, deklaroi diplomatja amerikane.

Leyla Moses-Ones foli edhe për revolucionin 5G, duke paralajmëruar se Kina do të tentojë të përdorë pozicionion gjeostrategjik të Shqipërisë për të thithur informacione dhe për të asfiksuar rrjetet e aleatëve të ShBA-së.

“Dhe, përsa i përket vendndodhjes gjeostrategjike, ju e dini se revolucioni 5G po vjen: ndërlidhja e rrjeteve 4G të Shqipërisë së shpejti do të përmirësohet; ndërlidhja e vendit të saj gjeostrategjik në hartë është e rëndësishme sepse ka vende si Kina që do të dëshironin të kapnin mënyrën e jetesës dixhitale të Ballkanit Perëndimor për të thithur informacione prej tyre dhe asfiksuar rrjetet e aleatëve të Sh.B.A-së. Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje”, u shpreh Moses-Ones./T Ch/

Shqipëri17 minutes ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni47 minutes ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota1 hour ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme1 hour ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme1 hour ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

Lajme1 hour ago

Isufaj jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Nuk jemi marrë me pjesën e Adem Jasharit, vetëm me vrasjen e civilëve

Lajme1 hour ago

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Maqedoni1 hour ago

Studentët nga Kumanova dhe Tetova “në harresë”: 10 mijë denarë në muaj për autobus – Qeveria: “Nuk është prioritet”!

Kosovë1 hour ago

Milorad Ulemek “Legija” pjesë e njësive që sulmuan Jasharajt, prokurori Gashi: Ishte kërkesë speciale e tij të sulmohej shtëpia

Maqedoni1 hour ago

Skandal në Dibër: I dehuri sulmon policët dhe shkatërron inventarin në stacion!

Lajme2 hours ago

Limani: Me nxënësit e klasave të para për siguri më të madhe në trafik

Maqedoni2 hours ago

Përplasje e fortë në Shkup: Tre policë përfundojnë të lënduar pas aksidentit!

NA NDIQ NË FACEBOOK