Connect with us

Lajme

Shqiptari bie në “grackën” e gazetares angleze: Me 17 mijë Sterlina të çoj nga Tirana në Londër

Publikuar

më

Gazeta Mail on Sunday përmes një shkrimi investigativ të maskuar ka mundur të kontaktoj me një shqiptar nga Hasi i Shqipërisë me banim në Londrën veriore, ku duke u hequr si emigrante e interesuar për t’u trafikuar ne Britani, shqiptari me emri Kastriot Ahmati, sipas gazetës, i ka premtuar gazetares sjelljen menjëherë në Britani, përmes të njejtës rrugë si 39 emigrantët që humbën jetën në tragjedinë e fundit.

Shqiptari që sipas gazetës e botonte numrin e tij të telefonit në një faqe facebook-u me emrin “Albanians in London”, duke komentuar në një telefonatë në video në facebook, tragjedinë e fundit, lajm kryesor në median britanike, dhe jo vetëm, thote se “si ta kesh të shkruar”, “unë kam ardhur vetë në Britani në këtë mënyrë”.

Çmimin që ai i ofron gazetares për të ardhur nga Shqipëria në Britani shkon deri në 17 mijë sterlina për t’u pajisur me dokumenta fallco që do i lejonin asaj ardhjen me avion nga Tirana, ose 14 mijë sterlina po të fshihej në maune, duke hipur në Belgjikë me një udhëtim që zgjaste nga 12 deri në 14 orë.

I kontaktuar për të komentuar më vonë për gazetën britanike, shqiptari tha se kishte bëre shaka në mesazhet e postuara në Facebook dhe telefonatën me gazetaren e maskuara. Por gazeta Mail on Sunday shkruan se sipas NCA, Agjensisë së Luftës Kundër Krimit, grupet shqiptare janë përgjithësisht përgjegjëse për rritjen e numrit të emigranteve të trafikuar në Britani.

Sipas David Wood, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Emigracionit në Home Office, duke folur për mënyrën sesi funksionojnë trafikantët shqiptar, thotë se “ata zakonisht kanë agjentë në vendet e burimit si në Kinë, Afganistan, Irak dhe Afrikën sub-Sahariane”.

Dosja me materialet, përfshi edhe identitetin e shqiptarit nga Hasi, gazeta Mail on Sunday ia ka kaluar Policisë Metropolitane për hetim. Por gazeta nuk thotë se ky shqiptar apo trafikantet shqiptar janë përgjegjës për tragjedinë e fundit me 39 emigrantët nga Vitenami dhe Kina./Marrë nga t.ch

Maqedoni21 minutes ago

BDI i jep “ultimatum” politikës në Kosovë: UÇK-ja mbi partitë, pushtetin dhe pazaret e ditës

Lajme31 minutes ago

Drejtori i Shëndetit Publik, Shaqir Zulbeari, dhuron 10 vendime pune për 9 muaj: “Vazhdojmë për më shumë, në vijim”

Lajme36 minutes ago

Jakup Huseini me ministrin Albrim Hoxha takojnë fermerët në Çellopek dhe Gurguricë: Mbështetje për zhvillimin e bujqësisë

Shqipëri51 minutes ago

PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

Kosovë56 minutes ago

BDI reagon për zhvillimet politike në Kosovë: Vlerat e UÇK-së mbi çdo interes tjetër

Lajme1 hour ago

Kurti propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Maqedoni1 hour ago

Thirrja për sulm ndaj EULEX-it i kushton shtrenjtë tetovarit – 3,600 euro gjobë dhe dëbim

Kosovë2 hours ago

Ish-kandidati i VV-së për asamble e quan “veteran të Serbisë” invalidin e luftës së UÇK-së, i cili përfundoi mbrëmë me qepje në kokë

Kosovë2 hours ago

Kurti mban sonte sërish konferencë

Maqedoni2 hours ago

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për 4 vrasje në Kumanovë: Në qendër të akuzës edhe nekrofilia

Shqipëri3 hours ago

Vdekja e 28-vjeçares në laboratorin e Siberisë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia të japë informacion mbi rastin!

Kosovë4 hours ago

Kurti kërkoi respektim të rregullit 72-orësh, Hamza: E pa saktë juridikisht, ne kemi kërkuar shmangie të procedurës

NA NDIQ NË FACEBOOK