Kulturë
Shqetësohen spektatorët/ Mungoi sot në emisionin e pasdites, çfarë ndodhi me Rudina Magjistarin?

Ajo na ka shoqëruar prej disa vitesh me ëmbëlsinë e saj në ekran dhe me temat e ndryshme që trajton në emisionin e saj pasdite, “Rudina”, i cili ka shumë ndjekës dhe fansa që e përgëzojnë çdo ditë.
Emisioni i saj transmetohet nga e hëna në të shtunë në orën 17:00, mirëpo sot teleshikuesit janë merakosur pasi Rudina nuk është shfaqur si çdo ditë në ekran.
Në vend të puntatës së sotme, u transmetua një puntatë e vjetër ku moderatorja kishte të ftuar Erion Isain dhe Adriatike Lamin.
Ende nuk dihet se cila është arsyeja që Rudina nuk u shfaq sot në ekran dhe po presim të reja prej saj në rrjetet sociale.






















