Kosovë
Shpend Ahmeti flet për përplasjen në mes Dardan Molliqajt e Haki Abazit

Shpend Ahmeti, kryetari i PSD-së në Pressing ka folur rreth përplasjes së Dardan Molliqajt e Haki Abazit qëe kishte ndodhur pas përfundimit të emisionit Pressing.
Ahmeti tha se nuk kishte ditur asgjë, dhe se për herë të parë e kishte parë në portale.
Sipas tij Molliqaj ka folur me Ahmetin, ku siç kishte thënë ai vetëm një shtyrje ka ndodhur, përcjell Periskopi.
Ahmeti po ashtu ka folur edhe rreth Haki Abazit, ku thotë se ai kishte lobuar kundër tij gjatë fushatës lokale.
“Edhe atë ditë edhe sot njejtë nuk mendoj që është mirë, veç e pashë në lajme, fola me Dardanin tha veç ni shtymje e vogël, po mendoj debati nuk ka qenë një lloj debati që mue um pëlqen. Nuk e kom kuptu asnjëherë Abazin se pse në fushatë lokale ka lobu shumë kundër meje, nuk e di pse”, tha Ahmeti në intervistë/Periskopi



















