Connect with us

Sport

Shkëndija me goditje të re në mesfushë!

Publikuar

më

Shkëndija ka siguruar përforcimin e parë për afatin kalimtar të dimrit, pasi që tashti është firmosur kontrata me mbrojtësin kosovar, Ardin Dallku.

Kuqezinjtë me kënaqësi konfirmojnë gjetjen e akordit të bashkëpunimit me mbrojtësin kosovar, Ardin Dallku. Në fakt, është një lëvizje që do të hyjë në fuqi, në mënyrë juridike në janar të vitit të ardhshëm kur futbollisti 24- vjeçar do të marrë të drejtën për lojë.

“Jam i lumtur që në të ardhmen do të luajë për një klub si Shkëndija. Gjatë kohë isha pjesë e kampionatit ukrainas dhe jam shumë i motivuar për këtë eksperiencë të re. E dij se Shkëndija ka ambicie të mëdha, unë gjithashtu dhe premtoj të jap gjithçka nga vetja për të ndihmuar ekipin të realizojë objektivat”, shprehet Ardin Dallku.

Ardin Dallku vjen nga Kampionati ukrainas ku u paraqit vite me radhë me ekipin Vorskla Poltava. 24- vjeçari luajti me shpresat e Prishtinës para se në vitin 2012 të transferohej në Ukrainë, fillimisht tek ekipi i të rrinjve. Deri në vitin 2016 luante me juniorët, para se të kalonte në ekipin e parë kur në tre vjet regjistroi 60 paraqitje dhe shënoi 2 gola. Vendimin e Ardin Dallkut për të mos vazhduar me Vorsklanin e shfrytëzon Shkëndija që e afron kosovarin në skuadër.

Dallku tashmë është bashkuar me kuqezinjtë në seancat stërvitore, madje duke lënë pas vetes 45 minutat e para me fanellën e Shkëndijës në miqësoren me Dritën e Gjilanit (29 shtator) ku luajti në pjesën e dytë dhe shënoi golin e fundit në fitoren 4:0. Ai do të punojë gjithë kohën me grupin nën urdhërat e trajnerit Ernest Gjoka, për ta pritur i akomoduar dhe sa më i përgatitur gjysmëstinorin pranveror kur do të marrë të drejtën pë lojë.

Maqedoni27 minutes ago

Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!

Uncategorized57 minutes ago

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka shprehur dhimbjen për ndarjen tragjike nga jeta të Gazmend Sejdijit, njërit prej blegtorëve më shembullorë të Pollogut.

Shqipëri57 minutes ago

PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

Maqedoni1 hour ago

Futbolli tetovar në zi: Ndërron jetë Agron Memedi, ndihmës trajner i Shkëndijës

Maqedoni2 hours ago

Grabitje me armë ndaj tre shtetasve turq, u vodhën laptopë, telefona, para dhe dokumente

Maqedoni2 hours ago

Buxheti i Maqedonisë për vitin 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për shëndetësi dhe 930 milionë për administratën

Lajme2 hours ago

VMRO-DPMNE: Alta Banka i ka dhënë kredi prej 5 milionë eurosh kompanisë së krushkut të Ali Ahmetit

Lajme2 hours ago

“Tetë ministra shqiptarë nuk e zgjidhën provimin e jurisprudencës në shqip për 25 vjet, sot sulmojnë zgjidhjen!”

Maqedoni2 hours ago

Çfarë dënimi rrezikojnë 2 mjekët që nuk zbuluan 4 vrasjet në Kumanovë?

Kosovë2 hours ago

Akuzat për foton e Titos: Surroi i quan trillime deklarimet e Baton Haxhiut, e akuzon për lidhjet e tij me Shërbimin Sekret

Maqedoni2 hours ago

Mickoski: Ndryshimet e reja në Kodin Penal nuk do të vlejnë në mënyrë retroaktive

Lajme3 hours ago

Tragjedi në Negotinë: Bie nga çatia e stallës, humb jetën 46-vjeçari

NA NDIQ NË FACEBOOK