Sport
Shkëlzen Gashi po rikthehet në futboll? E duan në Zvicër

Tri skuadra raportohet të jenë në kërkim të shërbimeve të ish anëtarit të Kombëtares së Shqipërisë.
Mediet zvicerane raportojnë për interesimin e Grasshopper dhe Aarau, skuadra ngjyrat e të cilave Gashi ka mbrojtur edhe më parë, transmeton lajmi.net.
Tjetër opsion për lojtarin ofensiv është edhe skuadra e Laussane, por një vendim nuk është marrë akoma.
Këto skuadra nuk luajnë në Superligë, por gjithsesi do të ishin një shans i mirë për rikthimin e Gashit.
Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra që do të ketë shërbimet e lojtarit me prejardhje nga Klina. Ai kërkon tri vite kontratë. /Lajmi.net/






















