Connect with us

Kosovë

Shikoni drejtpërdrejt rezultatin e zgjedhjeve

Publikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është duke bërë procedimin e të dhënave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve, por që vetëm është duke u bërë akoma procedimi i të dhënave për katër për qind të vendvotimeve.

Në bazë të këtyre rezultateve që KQZ-ja ka publikuar në ueb faqen zyrtare deri më tani janë numëruar 95.88 për qind të votave.

Sipas këtyre të dhënave del se, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197,966 vota ose 25,79%.

E dyta është LDK 192.300 ose përkthyer në përqindje 25,05%, shkruan lajmi.net.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162.342 apo 21.15% të votave.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

KËTU mund ti shikoni në kohë reale rezultatet e publikuara nga KQZ.

NA NDIQ NË FACEBOOK