Sport
Shikimi i frikshëm që Messi ia bëri Valverdes te goli i Slavia Pragës

Pas një fillimi të mirë të ndeshjes ku shënuan me anë të Lionel Messit, loja e Barcelonës filloi të kishte rënie, duke ardhur deri te barazimi i rezultatit nga vendasit.
Goli i Slavias nuk u prit mirë në kampin katalan, sidomos te Lionel Messi.
Ylli argjentinas dukej se kishte diçka me trajnerin Ernesto Valverde, të cilin e shikoi për një kohë, sikur donte ta kritikonte për golin e vendasve.
Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe Barcelona shënoi përsëri për 1:2, me të cilin rezultat edhe u mbyll ndeshja./Lajmi.net/






















