Connect with us

Kosovë

Sekuestrohen 13 milionë euro në Holandë – shtatë të arrestuar, mes të cilëve dy shqiptarë

Publikuar

Sipas mediave holandeze ‘pronarë’ të kësaj sasie të madhe parash janë 7 persona të cilët janë arrestuar, ndërsa në pranga kanë rënë 2 shqiptarë, një burrë dhe dy gra nga Kolumbia një burrë nga Zelanda e Re si dhe një burrë tjetër nga Maroku.

Aksioni nisi më 12 shtator pas informacioneve të policisë holandeze për trafik kokaine nga Kolumbia.

Sipas shefit të policisë së Amsterdamit, kjo është sasia më e madhe e parave “cash” të kapura ndonjëherë në Holandë.

NA NDIQ NË FACEBOOK