Connect with us

Sport

Scholes këshillon Man Utd që ta transferojë Ozil

Publikuar

Ozil është lënë jashtë skuadrës së Arsenal për të pestën ndeshje me radhë, duke konfirmuar kështu krizën që ai po kalon në Londër.

Stili i lojës së Unai Emery nuk është përshtatur me lojën e mesfushorit që dikur mbronte ngjyrat e Gjermanisë.

Scholes beson se Man United duhet të bëjnë një ofertë për lojtarin dhe ta transferojnë në ‘Old Trafford’.

“Man Utd mund të punojë me dikë si Ozil, i cili lidh skuadrën. Ai është lojtar që bashkon skuadrën” ka thënë Scholes për ‘BT Sport’, transmeton lajmi.net.

“Ai ka kualitete të mëdha, ai e ka treguar gjatë karrierës së tij. Ai mund të jetë një përgjigje për United. Mund ta shoh këtë transferim të ndodh” shtoi ish mesfushori i Anglisë.

Mesut Ozil ka qenë pjesa kryesore e formacionit të Arsenal, gjatë kohës kur skuadra udhëhiqej nga Arsene Wenger. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK