Connect with us

Lajme

Rusia dhe EBA nënshkruan marrëveshje që vlen 1,4 miliardë dollarë

Publikuar

Abu Dabi, 15 tetor – Presidenti rus Vladimir Putin sot ishte për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe në të cilën të dyja vendet nënshkruan marrëveshje që kushton 1,4 miliardë dollarë.

“Investimet do të bëhen në sferën e petrokimisë, transportit dhe mjekësisë. Projektet kushtojnë rreth 1,4 miliardë dollarë amerikanë dhe përfshijnë një spektër të gjerë të degëve të ndryshme industriale”, tha Putini në takimin me biznesmenët nga të dyja vendet.

Putini tha se Moska e përshëndet investimin e Emirateve të Bashkuara Arabe në ekonominë ruse dhe përkujtoi se Fondi Mubadalla Emirejt është një nga partnerët e parë të Fondit rus për Investime Direkte dhe se ata tashmë kanë zbatuar më shumë se 45 projekte në vlerë prej 2,3 miliardë dollarë amerikanë.

“Kthimi i këtyre investimeve është me rëndësi, ata ndonjëherë janë tri herë më të larta se sa standardet botërore”, shtoi Putini.(koha.mk)

NA NDIQ NË FACEBOOK