Sport
Ruiz apo Joshua? Wilder zgjedh kundërshtarin e ardhshëm

Por, sigurisht që mendja e tij di të jetë te meçi që luhet dy javë më vonë në Abu Dhabi, mes Andy Ruiz Jr dhe ish kampionit të botës, Anthony Joshua.
Wilder duke e komentuar këtë meç, ka thënë se Ruiz do të fitojë sërish, duke pritur që në të ardhmen të luftojë me kampionin e botës në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.
“Mendoj se Joshua nuk është ende gati për revanshin”, ka deklaruar Wilder.
“Unë jam vetë boksier, e kuptoj gjuhën e trupit dhe kuptoj mesazhin që Joshua merr nga trupi i tij. Ai mendon se dueli i dytë është më i madh se i pari, por ai nuk e kupton se nëse humbet për të është gjithçka e mbyllur”.
“Kam shqisën e gjashtë. Ndaj, unë mendoj se Ruiz ka motivimin dhe besimin se do ta fitojë edhe këtë duel, ashtu si bëri herën e parë. Unë them se do të dueloj më Ruiz vitin tjetër dhe jo me Joshua, pasi meksikani do ta fitojë edhe revanshin”./Lajmi.net/






















