Kosovë
Rrahim Tërnava premton mbështetje për bizneset dhe prodhuesit

Rrahim Tërnava po vazhdon aktivitet e tij me elektorat, ku është duke premtuar se do t’i përfaqësojë dinjitetshëm qytetarët në Kuvend.
Kandidati për deputet i PDK-së nga Fushë Kosova, ka vizituar qytetarë e biznese në Fushë Kosovë e Kastriot.
Në fabrikën e ngjyrave Bitex, Rrahim Tërnava ka premtuar se politikat për lehtësira të bizneseve, janë ndër prioritetet në programin e PDK-së. Ai theksoi se mbështetja e bizneseve dhe vendet e punës për gjeneratat e reja janë prioritete të kësaj partie dhe se ai si kandidat për deputet do t’i mbështesë dhe do ta ngre zërin fuqishëm në Kuvend.
Ndërkaq, mbështetje për prodhuesit ka premtuar në fabrikën e Bylmetit në Miradi të Epërme të Fushë Kosovës
“Me prodhuesit e bylmetit në Miradi të Epërme.
Përkrahja e prodhuesve tonë është zotim.
Prodhuesit duan zëDescription:
Të fala #77”
Ka shkruar në facebook Tërnava .
Gjatë ditës kandidati i Fushë Kosovës ka zhvilluar takim me qytetarët e Kastriotit, ku marrë mbështetje për kandidaturën e tij.
Mjedisi pastër, shëndetësia, kultura, përkrahja e bizneseve e ndërmarrësve janë prioritete të Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë Ternava
![]()
![]()
![]()






















