Connect with us

Sport

Riqui Puig gëzon Barcelonën

Publikuar

Anëtari i Barcelonës, Puig, është kthyer në stërvitje me Barcelonën B, pas dëmtimit të pësuar të shtunën.

Mesfushori ishte i aftë që të stërvitej normalisht sot, edhe pse ekzistonte rreziku për një mungesë afatgjate.

Testet e fundit të bëra nga mjekët e skuadrës së Barcelonës kanë treguar se lojtari nuk është i rrezikuar nga ndonjë dëmtim i rëndë, përkundër pamjeve të para që tregonin më keq.

Puig shihet si një nga lojtarët me të ardhmen më premtuese tek skuadra e Barcelonës. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK