Kosovë
Rezultatet/ Partia e parë nga pushteti pranon humbjen

Partia e parë që ka pranuar humbjen në Kosovë është PDK-ja. Lideri i kësaj partie, Kadri Veseli ka thënë se do të shkojë në opozitë.
Veseli ka thënë se kanë punuar shumë por s’kanë arritur të fitojnë.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai ka uruar fituesit, teksa ka thënë se PDK-ja do të dalë në opozitë.
PDK ka dalë e treta në këto zgjedhje me rreth 20 për qind të votave.
Prej vitit 2007 është në pushtet.
Kadri Veseli shënon humbjen e tretë radhazi në zgjedhje, duke mos arritur ta nxjerr PDK’në të parën në Parlament për dy mandate, ndërsa, ka humbur edhe shumicën e komunave.






















