Connect with us

Sport

Reus shpërthen kundër skuadrës: Nuk po luajmë në PlayStation

Publikuar

Borussia Dortmund është vetëm dy pikë larg kreut në Bundelisga, por atmosfera brenda skuadrës nuk është aspak e mirë.

Pas barazimit pa gola të marrë në shtëpinë e Schalke-s, kapiteni i verdhezinjve, Marco Reus, ka kritikuar paraqitjen e shokëve të skuadrës.

“Kemi luajtur më mirë në 15 minutat e fundit, por nuk e prisnim një paraqitje të tillë nga vetja jonë. Duhet të bëjmë më mirë si ekip. Duhet të punojmë pavarësisht nga ato që shkruhen në gazeta”.

“Duhet të kuptojmë se ky nuk është futbolli i PlayStation-it, por është Bundesliga. Nuk mund të jemi të kënaqur me
paraqitjet dhe rezultatet. Kemi shumë ndeshje të vështira përpara”, ka thënë Reus./Telesport/

NA NDIQ NË FACEBOOK