Connect with us

Sport

Real Madrid ka një plan për transferimin e Fabian Ruiz – përfshihet edhe Isco

Publikuar

‘Los Blancos’ po përgatiten për një ofertë drejt Napolit, për yllin spanjoll, Fabian Ruiz, shkruan ‘Mundo Deportivo’, transmeton lajmi.net.

23 vjeçari ka shkëlqyer në Serie A këtë edicion, duke fituar edhe ftesën me skuadrën kombëtare të Spanjës, si dhe duke kapur syrin e Real Madrid dhe Barcelonës.

Madrid po shpresojnë se me një ofertë prej 20 milionë eurove, si dhe shërbimet e Isco Alarcon të marrin nënshkrimin e lojtarit.

Më herët është raportuar se Napoli kërkon rreth 180 milionë euro për të liruar Fabian. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK