Connect with us

Sport

Real Madrid dhe Juventus në garë të ashpër për Kante

Publikuar

N’Golo Kante është lojtari që duket se do t’i vë në përballje të ashpër skuadrën e Real Madrid dhe atë të Juventus.

Kampionët e Serie A, por edhe skuadra nga Madridi janë në nevojë të madhe për përforcimin e mesfushës.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Real Madrid do të rivalizojnë Juventusin për yllin e Chelsea, N’Golo Kante, transmeton lajmi.net.

Gjigantët e La Liga thuhet se mund të paguajnë deri në 70 milionë funte për të siguruar shërbimet e 27 vjeçarit.

Juventus në anën tjetër akoma nuk dihet se sa para janë të gatshëm të paguajnë për yllin francez. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK