Connect with us

Lajme

Rasti “Monstra”, Xhelal Bajrami i ka shkruar sms Ali Ahmetit: Vrasjen e kanë kryer persona profesionistë

Publikuar

Me lexim të SMS-porosive lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012-të, sot ka vazhduar gjykimi për rastin “Monstra”, njofton Portalb.mk.

Në seancën e sotme gjyqësore janë lexuar disa porosi mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe prokurorit Xhelal Bajrami, që në kohën e vrasjes ka qenë zv/ministër i Punëve të Brendshme. Ata kanë biseduar disa ditë pas vrasjes së pesëfishtë, gjegjësisht më 24 prill, në ora 07:34, Ahmeti e pyet Bajramin se si është gjendja, pas së cilës ka marrë përgjigje:

“Presim kryetar, nuk ka shumë prova të forta. Qartë shihet se janë profesionistë. Edhe kryeministrit i thash. Nuk ka ndodhur që kështu të ekzekutohen fëmijë prej pas shpine. Kjo nuk ka ndodhur as në luftën e Kosovës, as në luftën e 2001-shit. Nëse dikush do të dëshironte destabilizim do të sulmonte persona të uniformuar, stacion policor… Mua më ngjan në skena të luftës së ish Jugosllavisë. Kanë qenë profesionistë, nuk kanë lënë asnjë gjurmë, përveç gjurmëve të gomave të automjetit”, i thotë Bajrami Ahmetit.

Ahmeti më pas e ka pyetur, se a ka gjurmë biologjike.

“Janë gjetur dy gjurmë brenda, por nuk përkasin me ata që deri më tani janë marrë në pyetje”, thotë Bajrami.

Ndryshe, rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe do të nxirren mbi 133.000 SMS-porosi dhe transkripta tjera, të propozuara si dëshmi shtesë nga Prokuroria./portalb.mk

NA NDIQ NË FACEBOOK