Lajme
Raportuesi i APKE-së i bëri thirrje Rusisë t’ia kthejë Polonisë mbetjet e aeroplanit të presidenti polak

Shkup, 2 tetor – Piter Omcigt (Holanda, EPP/DH), raportues i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për “Fatkeqësinë e aeroplanit polak Tu-154M që e transportoi delegacionin e shtetit polak më 10 prill të vitit 2010 në territorin e Federatës Ruse”, i bëri thirrje Rusisë t’i kthejë në Poloni pa anulim shtesë mbetjet nga prishja e aeroplanit të presidentit polak, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.
“Të drejtat e Rusisë si anëtare e Këshillit të Evropës paradokohe janë ripërtërirë. Tani duhet t’i plotësojë detyrimet e tij. Kuvendi ka bërë qartë të ditur se Rusia ka detyrim ligjor t’ia kthejë Polonisë mbetjet nga aeroplani policor, më shumë se nëntë vite pas aksidentit në të cilin kanë humbur jetën 96 persona, duke përfshirë edhe presidentin polak dhe shumë funksionarë të lartë polak. Është e papranueshme që autoritete ruse ende të mos kenë përgjigje në thirrjen e Asamblesë”, njofton raportuesi.






















