Lajme
Rama pret në takim homologun italian

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, mbërriti pasditen e sotme në Tiranë, për një vizitë zyrtare në Shqipëri
Ai u prit me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama, me të cilin do të ketë dhe një takim.
Pas takimit, në orën 16.30 është parashikuar një konferencë për mediat e dy homologëve. Më tej në orën 17.30 do të ketë një takim edhe me Presidentin Ilir Meta. Pritet që takim të ketë edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.


















