Lajme
Rama për reformën zgjedhore: Nuk do presim opozitën, e kanë vendin bosh

Pjesë e diskutimeve në kryesinë e PS ishe edhe mosmarrja e vendimit për të çelur negociatat.
“Në ditët në vijim unë kam një sërë komunikimesh të përcaktuara në agjendë me presidentin e Francës dhe me një sërë drejtuesish të tjerë të vendeve anëtare për të kuptuar ecurinë e mëtejshme të procesit. Nga ana tjetër, pa diskutim në aspektin praktik, ne jemi të qartë duhet të vazhdojmë çdo ditë punën sepse edhe nëse do të kishim marrë një “Po” të shumëpritur dhe të merituar disa ditë më parë, detyrat janë po ato që janë edhe pa atë “Po””, tha Rama.
Dhjetori premtoi kryeministri Edi Rama do ta gjej Shqipërinë me një reformë të re zgjedhore me ose pa kontributin e PD, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
“Reformën zgjedhore do ta bëjmë me të gjithë ata që duan të marrin pjesë në proces dhe do ta votojmë – sikundër përcaktohet edhe në pikën përkatëse të parlamentit gjerman – në parlament dhe në parlament në dijeninë time ka një opozitë e cila është e përfshirë në komisionin e reformës zgjedhore, ku ka dhe një karrige bosh për miqtë tanë të opozitës jashtë parlamentare dhe është në të drejtën e tyre të ulen apo të mos ulen në atë karrige. Por ne nuk do të presim dhe brenda këtij viti do të miratojmë reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR”, shprehet Rama.




















