Connect with us

Lajme

Rama për çështjen e negociatave: Do komunikoj me Macron

Publikuar

Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha sot se ka në agjendë një tjetër komunikim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, mbi çështjen e negociatave.

“Në ditët në vijim kam një sërë komunikimesh me presidentin e Francës dhe të vendeve të tjera anëtare për të kuptuar ecurinë e mëtejshme të procesit”, deklaroi Rama pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste.

Rama tha se mos hapja e negociatave nuk ndryshon asgjë në trajektoren e vendit dhe të qeverisjes.

“Kemi diskutuar edhe për mos marrjen e vendimit të merituar për Shqipërinë dhe natyrisht që kemi rënë dakord që kjo nuk ndryshon asgjë në trajektorën e vendit dhe qeverisjes sonë. Në aspektin praktik jemi të qartë se duhet të vazhdojmë çdo ditë punën, edhe nëse do të kishim marrë një ‘PO’, detyrat janë po ato që janë edhe pa atë ‘PO’, pra të ecim përpara me reformën zgjedhore dhe brenda vitit të ngjisim shkallën e parë duke miratuar në Parlament rekomandimet e OSBE”, tha Rama.

“Siç e shikoni, dielli ka dalë përsëri, dita vazhdon”, shtoi Rama.

I pyetur mbi kërkesën e kryeopozitarit Lulzim Basha për zgjedhje të parakohshme, Rama tha: “Këtu nuk ka asgjë të re, ata kanë punuar shumë fortë dhe nuk kanë lënë gur pa luajtur për të dështuar procesin. Nuk ia kanë dalë sepse ne kemi arritur të kalojmë pengesen e ngritur në 6 muajt e parë të vitit duke marrë mbështetjen e Gjermanisë”, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Sa i përket reformës zgjedhore, Rama theksoi se do të realizohet me këdo që kërkon të bashkëpunojë, por mazhoranca nuk detyron dot opozitën jashtëparlamentare që të ulet në Komisionin Parlamentar.

 

Lajme18 minutes ago

Taravari: Mickovski, Napoleoni i fundit i Maqedonisë

Shqipëri28 minutes ago

Një vështrim përmes sondazheve për zgjedhjet amerikane të nëntorit

Kosovë2 hours ago

PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirre vazhdimin e seancës për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën

Maqedoni2 hours ago

VLEN: Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

Maqedoni2 hours ago

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

Kosovë3 hours ago

Qorolli për ministrin Hoti: Jep dorëheqje o ministër i dështuar, vdekja e punëtorit dhe siguria në punë i takojnë ministrisë tuaj

Maqedoni4 hours ago

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Shqipëri4 hours ago

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

Maqedoni5 hours ago

VMRO: Rasti i “Spitalit modular” në Tetovë nuk duhet të mbetet në sirtar

Kosovë5 hours ago

Hashim Thaçi: UÇK kishte dhjetëra hoxhallarë që i kthyen xhamitë në shkolla dhe baza të UÇK-së

Lajme5 hours ago

Mickoski për vendimin e Abazit: 14 persona u dogjën të gjallë në spitalin modular në Tetovë, ndërsa Prokuroria nuk konstatoi përgjegjësi

Maqedoni5 hours ago

Derisa ishte në taksi, futi në gojë substancë dhe vdiq, 32-vjeçari nga Kumanova

NA NDIQ NË FACEBOOK