Connect with us

Lajme

Rama nuk merr pjesë në takimin e fundit me Mogherinin

Publikuar

Ndonëse ishte konfirmuar se Edi Rama do të merrte pjesë në darkën e punës që u zhvillua sot në Bruksel midis liderëve të rajonit dhe Federica Mogherinit, kryeministri shqiptar nuk është shfaqur.

Ky ishte takimi i fundit që Mogherini zhvilloi me liderët e rajonit si Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, përpara përfundimit të mandatit.

Kryeministri shqiptar ndodhej ditën e sotme në Athinë në një vizitë të parashikuar ku u takua edhe me homologun grek Kyriakos Mitsotakis.

Deri më tani, nuk ka asnjë njoftim për shkakun e anulimit të pjesëmarrjes së Edi Ramës në takimin e Brukselit, shkruan Top Channel.

Ky ishte takimi i parë që Mogherini zhvillonte me liderët e Ballkanit pas vendimit të Këshillit Europian për të bllokuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Të gjithë liderët e rajonit, përfshirë presidentët e Kosovës dhe Serbisë – Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq – ishin të pranishëm në takim.

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK