Connect with us

Kosovë

Qytetarët i thonë masivisht JO idesë për ndërrimin e Euros me Lekun (Sondazh)

Publikuar

Periskopi dje organizoi një sondazh në të cilën u diskutua një pikë e programit të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe rezultati është befasues.

Vetëvendosje parasheh zëvendësimin e valutës Euro me valutën e Shqipërisë, Lekun.

Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, kishte deklaruar në Rubikon të KTV-së që kjo parti nuk e ka prioritet të menjëhershëm zëvendësimin e valutës, por që megjithatë e ka synim dhe dëshirë, shkruan Periskopi.

Periskopi pyeti lexuesit e saj se cilën valutë do ta preferonin për Kosovën. 73 për qind e lexuesve tanë, shumica prej të cilëve simpatizantë të Vetëvendosjes, votuan pro Euros ndërkaq 27 për qind votuan pro Lekut.

Edhe komentet ishin të shumta, me disa lexues që potenconin efektet jashtëzakonisht negative për ekonominë e vendit që do t’i kishte kjo masë. Ndërkaq, ndër komentuesit e palës tjetër potencohej kryesisht arsyeja patriotike për ndërmarrjen e një hapi të tillë radikal.

Vetëvendosje në kuadër të masave radikale për transformimin e ekonomisë së vendit ka përmendur edhe idenë problematike për krijimin e Fondit Sovran – një nismë që do të mund të krijonte shumë zbrazëtira financiare dhe dëmtime të pariparueshme në ekonominë tonë.

Po ashtu, lideri i kësaj partie, Albin Kurti, ishte treguar tejet joserioz edhe sa i përket rishpërndarjes së buxhetit. Para një muaji premtoi 600 milionë euro për katër vite për FSK-në, ndërkaq para një jave i premtoi vetëm 400 milionë. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK